Operacioni në Itali me 97 të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash/ Si u zbuluan nga Sky ECC dhe Encrochat, anëtarët e organizatës i kishin detyrat e ndara

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 97 persona, teksa kanë ekzekutuar 35 urdhër arreste. Mes tyre ka edhe shqiptarë.

Hetimet nisën nga një aktivitet intensiv bashkëpunimi ndërkombëtar, falë të cilit disa biseda të shkëmbyera nga të dyshuarit përmes përdorimit të platformave të koduara të komunikimit si “Encrochat” dhe “Sky ECC” u përvetësuan përmes urdhrave të hetimit evropian, të cilat mundësonin shkëmbimin e mesazheve ose bisedat duke përdorur kriptofona të aftë për të enkriptuar të dhënat e transmetuara dhe për të parandaluar çdo përgjim ose kapje.

Hetuesit zbuluan praninë e një strukture, në të cilën kishte një ndarje të saktë të detyrave midis anëtarëve, disponueshmërinë e sasive të mëdha të parave, celularë të koduar, automjete të pajisura me vende të veçanta fshehjeje si dhe depozita të sigurta në të cilat fshihej materiali i paligjshëm.

Bisedat kanë zbuluar aftësinë e tyre për të mbajtur marrëdhënie me trafikantët kalabrezë të drogës dhe organizata të tjera kriminale që vepronin në territorin kombëtar dhe jashtë saj (përfshirë shqiptarë dhe spanjollë). Dy nga personat e prekur nga masa kufizuese janë shpërngulur përgjithmonë në Spanjë.


Arena e Lajmit

Operacioni në Itali me 97 të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash/ Si u zbuluan nga Sky ECC dhe Encrochat, anëtarët e organizatës i kishin detyrat e ndara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook