Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose lajmëron në rrjetin social “Facebook” se ka zhvilluar në ambientet e Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
Qose shprehet se vuri në dijeni ambasadorin britanik se Shqipëria po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës. “Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar”, shkruan Qose.
Postimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose:
Sot, pata kënaqësinë të pres në ambientet e Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Shkëlqesinë e tij, Nicholas Abbott. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.
🤝 Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧 ka sjellë ndryshime thelbësore për ne, veçanërisht në përmirësimin e burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe logjistikës.
💡 Po ashtu, diskutuam mbi projekte të reja, si implementimi i video call konferencës mes IEVP dhe gjykatave, që do të ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë nga të dënuarit dhe uljen e kostove në burime njerëzore.
📌 Theksova se Shqipëria 🇦🇱 po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës, i cili jo vetëm sjell sigurinë, por edhe rehabiliton dhe riintegron të dënuarit.
🤝 Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona 🇦🇱🤝🇬🇧. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar.
(Arena e Lajmit)