Kushtetuesja ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga Sali Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. Në këtë mënyrë Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-Kryeministrit, ndërsa e konsideron si proporcionale masën “detyrim paraqitje”.
“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën qe kanë caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kërkuesit Sali Berisha për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.