Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat më në formë të Superiores për momentin. Ekipet e drejtuara nga Veselinoviç dhe Moriero kanë marrë nga 9 pikë në pesë përballjet e fundit të kampionatit që kanë pasur.
Kështu dueli i së dielës në stadiumin “Arena e Demave” premton 90 minuta të luftuara. Partizani në 13 javë kampionat ka fituar 24 pikë duke kryesuar i vetëm renditjen e përgjithshme.
Në anën tjetër Laçi nuk ka bërë mirë në tërësi, pasi regjistron vetëm 12 pikë duke mbajtur vendin e parafundit.
Në një pikë të dy skuadrat bashkohen në javët e kaluara. Bëhet fjalë për penalltitë sepse asnjëra prej tyre nuk ka fituar asnjë deri tani.
Kujtojmë ndërkohë se sfida e parë mes tyre në Laç përfundoi 1-1 ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.