Vendimi i Kushtetueses/ “Detyrim paraqitje”, SPAK s’ka nevojë për autorizim nga Kuvendi. Ja rastet kur s’është e nevojshme caktimi i dy masave të sigurisë

Kushtetuesja shpalli sot vendimin lidhur me ankimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj dy masave të sigurisë të vendosura nga SPAK dhe më pas të legjitimuara nga GJKKO, në të dy shkallët e gjykimit, ato të “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Në vendimin e Kushtetueses i tërhiqet vëmendja SPAK dhe GJKKO-së që mos aplikojë dy masa sigurie njëherësh, kur e para përmbush qëllimin për të cilën kërkohet e dyta.

Kushtetuesja në vendimin e saj konsideron se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” mund të kërkohet nga Prokuroria Speciale dhe vendoset nga GJKKO, pa pasur nevojë për një autorizim nga Kuvendi.

Në këtë mënyrë Kushtetuesja ka rrëzuar qëndrimin e mbajtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili nisi betejën e tij ndaj SPAK dhe GJKKO-së, me argumentin se Kuvendi ishte shpërfillur dhe se Prokuroria nuk mund të aplikonte masa kufizuese ndaj një deputeti, pa marrë më parë autorizimin.

Por Kushtetuesja në vendimin e saj, lidhur me masën e dytë, atë të “ndalimit të daljes jashtë vendit” ose “bllokimit të pasaportës” duket se i tërheq vëmendjen SPAK dhe GJKKO-së, për shkak se sipas Gjykatës Kushtetuese, masa e parë, ajo e “detyrimit për tu paraqitur” përmbush edhe qëllimin e masës së dytë.

“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën qe kanë caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kërkuesit Sali Berisha për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dhe vendimi i Kushtetueses duket se është zbatuar në rastin e deputetes Monika Kryemadhi, ndaj të cilës SPAK dhe më pas GJKKO, ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje”.

Nisur nga vendimi i Kushtetueses, SPAK i ccelet drita jeshile, që në rastet e masave të sigurisë “detyrim paraqitje”, të mos kërkojë autorizim nga Kuvendi,  nëse subjekte të hetimeve do të jenë deputetët.

 


Arena e Lajmit

Vendimi i Kushtetueses/ “Detyrim paraqitje”, SPAK s’ka nevojë për autorizim nga Kuvendi. Ja rastet kur s’është e nevojshme caktimi i dy masave të sigurisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook