Vrasja e 14-vjeçarit/ Policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen të tjera kamera sigurie, dyshohet se…

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje të reja sa i përket hetimit për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 14 -vjeçarit Martin Cani.

Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

 

 

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla.


Arena e Lajmit

Vrasja e 14-vjeçarit/ Policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen të tjera kamera sigurie, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook