Aleksandar Veselinoviç, tekniku i Partizanit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Laçit.
“Unë kam respekt për Laçin. Është një skuadër që bën futboll të mirë dhe këtë e ka treguar dhe kur ka barazuar me Tiranën e Skënderbeun, apo dhe kur ka fituar me Egnatian dhe ka barazuar me Elbasanin. Ka një trajner të mirë. Por megjithatë ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të arrijmë objektivin tonë, pra fitoren”.
Ndërkohë pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares a erdhi në kohën e duhur, apo prishin punë për Partizanin? Ja dhe përgjigja e Veselinoviç.
“Problemi është se ne gjithmonë kur ka grumbullim gjithmonë kemi 3-4 futbollistë të cilët janë të thirrur në përfaqësueset e tyre. Dhe si të thuash në këtë periudhë asnjëherë nuk e kemi grupin e plotë. Megjithatë jemi në gjendje për të bërë çdo gjë mirë në ndeshjen e radhës”.
Në të njëjtën kohë, Veselinoviç ka treguar se kur e ka patur grupin e plotë të futbollistëve për t’u përgatitur për Laçin.
“Vetëm të premten grupi i futbollistëve ka qenë i plotë dhe nën urdhërat e mia për ndeshjen me Laçin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe ne të marrim fitoren”
“Mungesat-Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me doktorin e ekipit. Aktualisht kemi lojtarë që nuk janë në gjendje aktualisht, apo dhe nga ata që nuk kanë 90 minuta në këmbët e tyre. Kemi parë dhe stërvitjen e fundit dhe vetëm ditën e ndeshjes do të mund themi për formacionin. Aktualisht nuk mund të flas se kush mungon e kush do të luajë. Vetëm ditën e ndeshjes kur të shihni formacionin në fushën e lojës”- tha ai.
(J.S/)