“Eduart Reçi do ndërtonte pallat”, detajet e vrasjes së biznesmenit, 52-vjeçari hyri në konflikt me dy vëllezërit për pronën

Biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi, u qëllua për vdekje më 13 nëntor në rrugën “Faik Konica” pas një konflikti të ashpër mbi pronësinë e një trualli.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Sipas asaj që kanë zbuluar hetimet e deritanishme, pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka, të cilët, sipas hetimeve kishin konflikt mbi pronësinë e truallit.

Policia arrestoi dy vëllezërit Duka si autorët e dyshuar të vrasjes dhe i akuzon për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”. Gjatë hetimeve ndaj tyre, u gjetën prova të rëndësishme, përfshirë armë dhe pajisje për prodhimin e silenciatorëve, në shtëpitë dhe lokalin e dy vëllezërve.

 


Arena e Lajmit

“Eduart Reçi do ndërtonte pallat”, detajet e vrasjes së biznesmenit, 52-vjeçari hyri në konflikt me dy vëllezërit për pronën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook