Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se një tjetër investim i kësaj ministrie po transformon Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në një qendër bashkëkohore për përgatitjen e inxhinierëve të minierave, gjeologëve, inxhinierëve të naftës dhe shumë disiplinave të tjera në sektorin e Mjedisit, Gjeoinformatikës, dhe Shfrytëzimit të Mineraleve.
“Projekti përfshin rikonstruksionin e godinës ekzistuese, duke krijuar ambiente moderne me salla auditorësh dhe laboratorë të avancuar, si dhe ndërtimin e Muzeut të Gjeologjisë dhe Minierave. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke ofruar kushte më të mira për studentët dhe stafin akademik”, thotë Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.