Një pikë në dy ndeshjet e fundit, kundër Atalanta dhe Inter, i rrinin ngushtë Napolit, por blutë e Contes reagojnë kundër Romës duke triumfuar 1-0 në “Maradona”. Një goli të Lukaku-t i prishin rikthimin Claudio Ranieri-t duke festuar për këtë sukses të rëndësishëm që i rikthen shpejt në krye të Serie A në kuotën e 29 pikëve, por ndiqen këmba këmbës ka katër ekipe me një pikë më pak.
Kjo nuk ishte një sfidë e lehtë, u pa qartë që në fillim, me Romës që ishte shumë e kujdesshme, ndërsa Kvara dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin të saktë në pasin final. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 54-të, Lukaku u shërbye në mënyrë perfekte nga Di Lorenzo, me belgun që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
Pavarësisht se nuk ishin shumë ofensivë, Roma u përpoq të rikthehej në lojë me goditje standarde, ishin dhe të pafat, si në rastin e Dovbyk ku goditja e tij me kokë u përplas në traversë. Në fund, festa ishte e gjitha për djemtë e Contes, ndërsa Ranieri e kuptoi shpejt se i duhet shumë punë për të rikthyer Romën në shina në këtë aventurë të tij të tretë në kryeqytet.
Conte nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore, por nuk pranoi të flas për tabelën e klasifikimit e cila si rrallë herë sheh 5 ekipe me një vetëm 1 pikë diferencë: “Ne nuk shohim të tjerët, as klasifikimin, por vetëm veten tonë. Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, të jemi cinik”, u shpreh Conte.
()