Kapet me 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Si u zbulua gjatë kontrollit rutinë

Policia italiane në Perugia, të ndihmuar nga një njësi qensh, kanë përfunduar një operacion të rëndësishëm kundër trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 16 kilogramë kokainë dhe kanë arrestuar një shtetas shqiptar pa precedentë penalë.

Operacioni u zhvillua në një park makinash përpara një qendre tregtare në Castiglione del Lago, ku oficerët kontrolluan një makinë. Shoferi në bord, dukshëm nervoz, ka ngjallur dyshimin e autoriteteve, të cilët janë alarmuar më tej nga sinjalizimi i qenve.

Gjatë kontrollit të makinës u konstatua një anomali teknike, mungesa e pajisjes mbrojtëse të ndarjes së airbag-ut të përparmë, mjet që përdoret zakonisht si vendstrehim për lëndët narkotike. Ky detaj i shtyu oficerët të vazhdonin me një kërkim më të thelluar në shtëpinë e të dyshuarit, gjithashtu në Castiglione del Lago.

Nga kërkimet u gjetën 15 pako kokainë, me një peshë totale mbi 16 kilogramë. Droga, sipas vlerësimeve të hetuesve, ka një vlerë tregu me shumicë prej rreth 500 mijë eurosh, e cila pasi të ishte përzierë dhe shpërndarë në treg, mund të sillte mbi 1.5 milionë euro. Shtetasi shqiptar u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Perugia-Capanne.


Arena e Lajmit

Kapet me 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Si u zbulua gjatë kontrollit rutinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook