Debutoi me “X” ndaj Ipswich, mediat “mirëpresin” Amorim: Koha për të vuajtur

Me apo pa Ten Hag në stol, Man.United nuk di të fitojë. Nuk ka asnjë efekt “kura” Ruben Amorim pasi “djajtë e kuq” u ndalën sërish, këtë herë në një barazim zhgënjyes përballë  Ipswich. Tekniku portugez vërtetoi se nuk ka “shkopin magjik”, jo vetëm kaq, por mbase janë edhe me fat që dolën me një pikë nga kjo transfertë, me Onana-n që bëri heroin në të paktën dy raste të pastra.

Në fakt, Man.United krijoi iluzionin se makthet me Ten Hag kishin marrë fund, pasi kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Rashford. Ipswich nuk u demoralizua, por filluan të ngacmonin portën e Onana-s me disa zbritje të shpejta. Në fundin e pjesës së parë, një devijim i lehtë i Mazraoui bëri që topi të ndalej në trekëndësh duke barazuar shifrat në 1-1. Ipswich nuk u mjaftua me kaq, por me fillimin e pjesës së dytë, Onana bëri mrekullinë duke ndalur një goditje me finte të Delap. United u përpoq të gjente golin trepikësh, por pa sukses. Me 16 pikë në 12 javë, Man.United e sheh vetën në vendin e 12-të, shumë larg zonës evropiane.

Ruben Amorim e pranoi se atij dhe ekipet i duhet shumë punë për t’u rikthyer në nivele të larta: “Mund ta fitonim këtë ndeshje, por dhe Onana bëri pritje të mëdha. Është gjithnjë e vështirë të luash në këtë kampionat, por jam i sigurt se do të përmirësojmë në të ardhmen”, u shpreh Amorim.

  • foto galeri
  • foto galeri

“X” i United në debutimin e Amorim mori vëmendjen e mediave angleze: “Koha për të vuajtur, apo më shumë dhimbje”, ishin disa nga titujt kryesorë në të përditshmet britanike.

()


Arena e Lajmit

Debutoi me “X” ndaj Ipswich, mediat “mirëpresin” Amorim: Koha për të vuajtur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook