Hoxha: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi se Shqipëria është e angazhuar në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2023 – 2027).

Gjatë fjalës së tij në konferencën e nivelit të lartë për Barazinë Gjinore, Sigurinë dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Hoxha u shpreh se një ndër hapat domethënës në këtë drejtim është krijimi i “Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit”, një mekanizëm që jo vetëm promovon barazinë gjinore, por edhe ofron hapësira për zhvillim profesional dhe mundësi karriere për oficeret gra.

“Barazia gjinore nuk është vetëm një parim thjesht moral, por edhe një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në zbatimin e ligjit”- tha ministri.

Hoxha theksoi edhe hapat konkretë që janë ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, për ndërtimin e kapaciteteve brenda strukturave të saj.

“Trajnime të vazhdueshme për oficerët e Policisë mbi dhunën me bazë gjinore, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këto trajnime janë të lidhura me Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën Kundër Terrorizmit 2023 – 2025;

Reforma në proceset e rekrutimit dhe promovimit, duke siguruar përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e Policisë dhe strategjive operacionale. Përfshirja e grave në Policimin në Komunitet ka rezultuar pozitivisht, në krijimin e marrëdhënieve më të forta me grupet në risk dhe në përmirësimin e zgjidhjes së konflikteve;

Krijimin e partneriteteve me organizata ndërkombëtare e lokale, si UN Women, OSBE, dhe aktorë të shoqërisë civile, që na kanë ndihmuar të ofrojmë burime dhe trajnime të specializuara”- u shpreh Hoxha.

Ministri nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmirësuar më tej përfshirjen gjinore në sektorin e sigurisë publike dhe për të krijuar mekanizma më të fuqishëm për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Konkretisht shtoi Hoxha këto angazhime fokusohen në zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse, që sigurojnë mundësi të barabarta për gratë në të gjitha nivelet e policisë si dhe fuqizimi i mbështetjes për viktimat e dhunës me bazë gjinore, përmes njësive të specializuara në Polici dhe përmirësimit të bashkëpunimit me organizatat që ofrojnë mbështetje për to.

“Për të adresuar këto sfida që përmenda, dua ta theksoj se kërkohet angazhimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve — Qeveri, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëri civile. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtojmë një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe më efikas”- u shpreh ministri.


Arena e Lajmit

Hoxha: Shqipëria e angazhuar për eliminimin e dhunës ndaj grave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook