Aksidenti me disa të plagosur në Lezhë, policia: Arrestohet 33-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Policia e Lezhës, njofton se në kuadër të hetimeve të një aksidenti të ndodhur mbrëmë, ka arrestuar 33-vjeçarin Tomë Kola.

Kola mësohet se është përplasur me një makinë tjetër dhe ka shkaktuar aksidentin. Ai mësohet se po ngiste mjetin në gjendje të dehur.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Ishull Lezhë, ju bëjmë me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Tomë Kola, 33 vjeç. Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. B..

Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Aksidenti me disa të plagosur në Lezhë, policia: Arrestohet 33-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook