Nesër protesta e opozitës! Thirrja e Telitit: Marshimi në Tiranë, detyrim qytetar

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti iu ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në orën 17:00 të marrin pjesë në protestën e opozitës.

Teliti thekson se marshimi nesër në kryeqytet është detyrim qytetar. Sipas tij, kushdo duhet ta ndjejnë si një detyrim qytetar daljen në protestë, për një sërë problematikash që ka vendi ynë.

“MARSHIMI NË KRYEQYTET DETYRIM QYTETAR! NESËR TË GJITHË NË 17.00!

👉Nesër në 17.00 le të dëgjohet zëri ynë i qytetarisë, zëri i fuqishëm i njerëzve të tradhëtuar nga qeveria e koncesioneve, qeveria e tenderave pa garë, qeveria e rrugëve të florinjta, qeveria e lukseve të shfrenuara.

👉Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj padrejtësive, shkeljes së hapur të rendit kushtetues, ku mbi ligjin “mbretëron Maliqi”.

👉Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri ynë ndaj plagës së varfërisë ulur këmbëkryq në tryezën e gjysmës së shqiptarëve, braktisjes totale ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve.

👉Nesër në 17.00 të dëgjohet zëri i sipërmarrjes vendase që prej vitesh vuan e falimenton nga taksat më të larta në rajon dhe dhuna e taksidarëve të qeverisë.

🔷NESËR NË 17.00 DIL, MARSHO E PROTESTO PËR HALLIN TËND!”, shkruan Teliti.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Nesër protesta e opozitës! Thirrja e Telitit: Marshimi në Tiranë, detyrim qytetar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook