Federata Shqiptare e Qitjes Sportive organizoi “Kupën e Pavarësisë” në qytetin e Elbasanit, me pjesëmarrjen e 34 sportistëve më të mirë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Federatës dhe Qitjes Sportive ,Stefan Rrufa në mbyllje të këtij aktiviteti falenderoi pjesëmarrësit për angazhimin maksimal dhe për rezultatet cilësore të arritura në të gjitha garat e zhvilluara.
Ai falënderoi edhe Klubin shumësportësh të Elbasanit si edhe drejtorin Artin Kovaçi për mbështetjen e jashtëzakonshme që bashkë me stafin e tij mundësuan mbarëvajtjen e aktivitetit.Në mbyllje të garave vendin e parë në disiplinën pistoletë, për femra dhe meshkuj e siguruan sportistët e Shqipërisë, ndërsa në pushkë meshkuj, vendi i parë shkoi për Kosovën dhe pushkë femra vendin e parë e siguruan sportistët e Maqedonisë së Veriut.
Aktivitetin e përshendeti Presidenti i KOKSH ,Fidel Ylli, i cili mori pjesë në dorëzimin e diplomave dhe medaljeve. Presidenti Ylli vlerësoi Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive për organizimin e eventit në qytetin e Elbasanit, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është masivizimi dhe zhvillimi i sportit në gjithë Shqipërinë.