Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit! Pjesëmarrëse edhe motra e Egli Progës: Të bëhemi bashkë për drejtësi, mos lejoni t’ju vriten të afërmit

Motra e Egli Progës, që u vra gjatë periudhës së verës, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Ministrisë së Arsimit, në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.

Qytetarët janë mbledhur sot për herë të dytë në shenjë proteste për vrasjen e adoleshentit, që u vra me thikë nga bashkëmoshatari Mario Përlleshaj.

Në një fjalim emocional, motra e Egli Progës, Jonida Proga ka bërë thirrje për drejtësi.

Ajo tha se duhet të gjenden përgjegjësit moral për këtë vrasje, ndërsa vuri në dukje mirësinë e prindërve të Martinit të cilët nuk po kërkojnë hakmarrje. Ajo vuri në dukje mungesën e nënës së autorit në këtë tragjedi. Motra e Egli tha se pse nëna e autori po hesht dhe se pse nuk po ngushëllon dhe përqafon nënën e viktimës.

Jonida Proga: Mua tashmë më njihni, vazhdoj të jemi motra e Egli Progës. Erdha sot për Martinin engjëllin e vogël të babit të tij dhe nënës së tij. Çfarë zemre duhet të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vajton, vajton dhe vetëm vajton dhe nuk kërkon asgjë.

Madje as drejtësi, e për çfarë duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël, për të edukuar babain e vrasësit apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma

Përlleshi, përse nuk flet, përse fshihet, përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd as ty zonjë që më dëgjon e fshihesh bashkë me babanë e vrasësit. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor si prindërit e Martinit që nuk kërkojnë asgjë, që duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe ta harrojnë këtë vend. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhi në Tiranë.

Jam këtu për të bërë thirrje publike. Ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten të dashur dhe të afërmit tuaj. Bëhuni bashkë për të kërkuar drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Duam përgjegjës moral për vrasjen.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit! Pjesëmarrëse edhe motra e Egli Progës: Të bëhemi bashkë për drejtësi, mos lejoni t’ju vriten të afërmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook