Ndeshja e Conference League mes Luganos dhe Gent do të gjykohet nga arbitra shqiptarë. UEFA ka vendosur që ky takim, i vlefshëm për xhiron e katërt, do të arbitrohet nga Enea Jorgji.
Jorgji do të ketë ndihmën e Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, sakaq arbitër i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti. Marco Di Bello në VAR, do të ketë mbështetjen e Kreshnik Bajramit.
(J.S/)