Është e vështirë për t’u besuar, por Man.City ka harruar se si fitohet. Pas 5 humbje radhazi në Premier League, sfida kundër Feyenoord ishte idealja për të lënë pas këtë krizë, por në mënyrë të çuditshme, “qytetarët” dalin sërish me kokën poshtë, kjo pasi shpërdoruan një avantazh të trefishtë përballë ekipit holandez.
Pas një fillimi kaotik, City fitoi një 11-metërsh në minutën e 44-ët, i konvertuar në gol nga Haaland. Me fillimin e pjesës së dytë, brenda tre minutave, City realizoi dy gola të shpejtë me Gyndogan dhe sërish Haaland duke krijuar iluzionin se do ta kthenin në goleadë këtë takim, por Feyenoord jo vetëm që nuk u dorëzua, por u rikthye fuqishëm në lojë në minutat e fundit duke realizuar tre gola. Guardiola dhe i gjithë stadiumi nuk i besonin syve se si mund t’i ikte nga duart ky trepikësh.
Jo vetëm rezultati 3-3, i pabesueshëm ishte edhe imazhi i Pep Guardiola-s përpara mediave, i gërvishtur dhe i gjakosur në të gjithë fytyrën e tij, por spanjolli zbuloi se nuk kishte ndodhur asnjë incident:
“Këto gërvishtje i kam bërë me thonj, sepse doja t’i bëja keq vetes. Jemi të brishtë. Ishim 3-0, po luanim mirë, por më pas pësuam ato gola sepse nuk jemi të qëndrueshëm. Është e qartë që kishim nevojë për këtë fitore, do të na jepte besim, por ja çfarë bëmë”, u shpreh Guardiola.
Me 8 pikë në 5 ndeshje, për momentin Man.City e sheh veten në vendin e 15-të, në fazënb play-off të Champions League.
()