Himarë/ I riu plagos me thikë kunatin pas sherrit, përfundon në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme pas një njoftimi për një konflikt mes dy shtetasve, i cili po zhvillohej në ambientet e jashtme të një lokali.

Policia ka kapur dhe arrestuar shtetasin D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, mes D. H. dhe kunatit të tij, S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë përleshjes, 27-vjeçari ka goditur me thikë S. Q., i cili ka marrë plagë dhe është transportuar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Himarë/ I riu plagos me thikë kunatin pas sherrit, përfundon në pranga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook