Dy të rinj konfliktohen fizikisht me 4 gjimnazistë në Tepelenë, policia i procedon penalisht

TEPELENË

Dy të rinj janë proceduar penalisht nga policia në Tepelenë pas një konflikti fizik me 4 nxënës gjimnazi.

Sipas burimeve zyrtare, Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Dy të rinj konfliktohen fizikisht me 4 gjimnazistë në Tepelenë, policia i procedon penalisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook