Takimi me deputetët italianë, Spiropali: Shqipëria në 2030 në BE, objektiv që ka mbështetjen e Italisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti Kryetarin e Komisionit për Politkat e BE të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Alessandro Giglio Vigna, si edhe anëtarë të Komisionit që e shoqërojnë në vizitën zyrtare në Shqipëri.

Spiropali vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer dhe Partneritetin Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, bazuar në marrëdhëniet historike, njerëzore, ekonomike dhe kulturore intensive, dhe angazhimin e të dy vendeve për avancimin e këtij Partneriteti.

Kryeparlamentarja shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në 15 tetor dhe fillimit të negociatave për grup-kapitujt I, Themeloret.

Shqipëria po përgatitet për mbajtjen e Konferencës së Tretë brenda vitit 2024 dhe fillimin e negociatave edhe për grup-kapitujt e tjerë.

Spiropali vuri në dukje se Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 si një objektiv strategjik kombëtar dhe nënvizoi se, me mbështetjen e dhe të Italisë, ky objektiv ambicioz do të bëhet plotësisht i realizueshëm.

Marrëdhëniet intensive parlamentare, të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë takimit në Romë me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, janë një ndër korsitë më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh. Mbështetur edhe në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në mbështetjen e Kuvendit në lidershipin e e procesit të negociatave të anëtarësimit.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali dhe Kryetari i Komsionit Vigna dhe anëtarët e delegacionit biseduan edhe për aspekte të bashkëpunimit ekonomik, kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe kontributin dhe partneritetin për mbrojtjen e paqes dhe mbështetjen e Ukrainës.


Arena e Lajmit

Takimi me deputetët italianë, Spiropali: Shqipëria në 2030 në BE, objektiv që ka mbështetjen e Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook