Në emisionin “Opinion” në Neës24 është debatuar lidhur me aksionin opozitar. Gazetari Agim Baçi u shpreh se mosbindjen civile nuk e organizojnë partitë por qytetarët.
Ndërsa kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, u shpreh se opozita po i thërret qytetarët në mosbindje civile
Debati
Xhaferri: Mosbindja ne i ftojmë qytetarët, nuk i urdhërojmë. Anëtarët e mi si mund t’i frikësoj unë? Unë i çoj një mesazh, i ftoj, kaq
Baçi: Mosbindjen civile nuk e bën partia, e bëjnë qytetarët
Xhaferri: Ja të shikojmë sa do e arrijnë këto prindërit mosbindjen civile. Përmes mosbindjes civile ne do të arrijmë te qeveria teknike.
Mehmetaj: Protesta është forma që njerëzit reagojnë
Baçi: Nuk e bëjnë mosbindjen civile partitë, as në Francë nuk e bënë partitë, por qytetarët.
Xhaferri: Në 1998, Berisha ka qenë super non grata, asnjë ambasador nuk e takonte
Baçi: O Besart je i vogël ti se mban mend vitin 2000?
Xhaferri: Po çfarë po më bën ti mua patronazhist, si më thua kam qenë i vogël, isha 10 vjeç në 2000, e mbaj mend shumë mirë.