Kryeministri i vendit Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik në Bruksel.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
(Arena e Lajmit)