“Në çështjen e Berishës u shkel Kushtetuta”/ Lela: Lideri i PD po kthehet aty ku i takon. Malltezi është dënuar dy herë si “kulak”. Qeveria teknike do arrihet

GJKKO ka marrë sot vendim që të lirojë nga masa e “arrestit shtëpiak” ish-kryeministrin dhe liderin aktual të PD Sali Berisha. Në lidhje me lirimin e Berishës, ka folur në Skype për News 24 drejtori i Zyrës së Shtypit pranë PD, Alfred Lela. Ai tha se në çështjen Berisha është shkelur Kushtetuta. Sipas tij, lideri i PD po kthehet në vendin që i takon.

Më tej, Lela deklaroi se edhe Jamarbër Malltezi është dënuar dy herë si “kulak”, vetëm pse mori tokën që ia kishin lënë gjyshërit dhe ia kishin marrë komunistët. Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Partisë Demokratike deklaroi se qeveria teknike, një kërkesë kryesore e opozitës, do të realizohet.

Alfred Lela: Në rastin e Berishës, është shkelur Kushtetuta.  SPAK do të kërkojë ta zhbëjë vendimin e sotëm të GJKKO-së. Deputetit nuk mund t’i kufizohet liria, pa kaluar në miratim nga parlamenti. Kaq thjesht është dhe këtë e thotë Kushtetuta. Rasti i Berishës është rast i pazakontë. Në 331 ditë në arrest shtëpie, lideri demokrat ka mbajtur 331 fjalime. Ka pasur ditë që ka mbajtur dy fjalime. Përpos kësaj, Berisha ka pasur edhe konferenca, edhe deklarata. Imagjinoni Berishën në liri, do jetë akoma më aktiv. Berisha është luftëtar, ka horizontin e një qëllimi, drejt së cilës shkon. Edhe armiqtë e tij politikë ia njohin këtë cilësi.

Sali Berisha po kthehet aty ku i takon, për të drejtuar opozitën për një qeveri teknike, që çon vendin pse jo, në ndryshimin e qeverisë. Merrni dosjen e Suel Çelës dhe kuptoni se çfarë bën maxhoranca, merret me inceneratorin, që nuk ekziston. Opozita ndodhet në mision për të shpëtuar Shqipërinë. Nga ana e opozitës, ka një energji të shtuar, për këtë lajm për Berishën, por edhe në lidhje me rezolutat e PPE, që janë pozitive për Partinë Demokratike. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin. Janë njerëzit e Ramës në dosjet e të huajve, nuk ka dorë opozita. Fytyra e pushtetit është tek ato dosje.

Gjyqtarja mori një vendim për Sali Berishën bazuar në Kushtetutë dhe jo bazuar në politikë. Ilir Meta, Ervin Salianji dhe politikanët e tjerë opozitarë janë të burgosur politikë. Jamarbër Malltezi është dënuar dy herë si kulak, njëherë pse kishte tokë që ia lanë gjyshërit dhe njëherë se iu dha toka që e kishte pasur gjyshi dhe ia morën komunistët. E kuptoni se ku jemi. Qeveria teknike do të arrihet.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Në çështjen e Berishës u shkel Kushtetuta”/ Lela: Lideri i PD po kthehet aty ku i takon. Malltezi është dënuar dy herë si “kulak”. Qeveria teknike do arrihet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook