Nën ethet e derbit, trajneri Magani “kokë më kokë” me Jonuzin

Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën derbi, por qëllimi në mendjen e Gugash Maganit është fitorja. Skuadra bardheblu ka kohë që nuk fiton me Partizanin dhe në këtë takim duhet të “ngrejë kokë”. Në ditën e parë të vërtetë të përgatitjeve, Magani kërkoi përqendrim nga të gjithë. Në krah të tij ishte edhe drejtori Agim Ibraimi, i cili po ashtu mbështeti trajnerin.

FJALIMI – Në fillim trajneri i bardhebluve foli para skuadrës për 10 minuta. Edhe pse toleroi ndonjë lojtar, i cili u bashkua me grupin pak me vonesë, Magani tregoi planin e punës dhe objektin që ka ekipi për këtë sfidë, atë të fitores. Me letra në duar, Magani ishte i qartë. Në sfidën derbi duhen vetëm tri pikët, pasi tani, skuadra nuk ka mundësi që të shpërdorojë takime dhe të lërë pikë.

TAKIMI – Pas fjalimit, trajneri Gugash Magani mbajti për pak minuta veç të tjerëve, Fjoart Jonuzin. Me lojtarin ai foli gjatë dhe kjo u pa nga të gjithë. Mesa u mor vesh, Magani sqaroi lojtarin për zgjedhjen që bëri në sfidën me Elbasanin ku mesfushori u zëvendësua para kohe. Jo vetëm kaq, por për këtë ndeshje do të shihe sesi janë planet e Maganit për mesfushën. Më pas trajneri diskutoi gjatë me drejtorin Ibraimi, i cili qëndroi për shumë kohë, duke vëzhguar stërvitjen.

PRENGAJ E META – Si Ermal Meta dhe Fatmir Prengaj janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Të dy nuk kanë asnjë shqetësim dhe po punojnë të jenë gati për takimin derbi. Me shumë mundësi, Prengaj do ta nisë nga stoli në të cilin nuk është ulur prej sfidës me Vllazninë.

STËRVITJA – Ekipi pas vrapimeve, punoi në lojën një më një dhe qarkullimin e topit. Magani e ndau ekipin në tre grupe. Madje nuk kurseu as veten për të qenë në fushën e stërvitjes. Me dy topa në krah, Magani drejtoi çdo ushtrim që bëri skuadra, madje edhe ndeshjen deri në fund të përgatitjeve.


Arena e Lajmit

Nën ethet e derbit, trajneri Magani “kokë më kokë” me Jonuzin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook