Nuk asgjesuan 1 mijë bimë narkotike, pezullohen nga detyra 6 efektivë policie/ AMP ekzekuton masat e sigurisë (Emrat)

Gjashtë efektivë policia janë pezulluar nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu ndalua dalja jashtë vendit, pas një hetimi të kryer nga AMP dhe Prokuroria e Shkodrës.

Ata dyshohet se nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

Sipas gazetarit të News24, Igli Çelmeta, punonjësit e pezulluar janë: Nënkomisar Gjergj Mala, Nënkomisar Ardian Baçina, Inspektor Faik Latifi, Inspektor Kristjan Lokthi, Inspektor Zef Doçi dhe Inspektor Sokol Kroni.

Njoftimi zyrtar

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

➡️ Nënkomisar A.B., me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

➡️ Inspektor S.K., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

➡️ Inspektor Z.D., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

➡️ Inspektor K.L., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

➡️ Nënkomisar GJ.M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

➡️ Inspektor F.L., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511


Arena e Lajmit

Nuk asgjesuan 1 mijë bimë narkotike, pezullohen nga detyra 6 efektivë policie/ AMP ekzekuton masat e sigurisë (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook